MTV gati të ndërmarrë ndryshime të rëndësishme për edicionin e ardhshëm të VMAs!
Një ndryshim i rëndësishëm do të prekë eventin MTV Video Music Awards vitin e ardhshëm.
Sikurse e dimë tashmë ditë më parë, edicioni i i këtij viti i eventit që vlerëson videot muzikore më të mira nuk shkëlqeu nga pikpamja e ndjekshmërisë, pamvarësisht emrave të mëdhenjë të arenës muzikore ndërkombëtare që ishin pjesë e ceremonisë me performancat e tyre.
Të dhënat e audiencês flasin qartë: vetëm 6,5 milion spektatorë kanë parë VMAs në USA i transmetuar nga 11 kanalet e Viacom (MTV) dhe në streaming-un zyrtar të MTV, gati gjysma në raport me vitin 2013 dhe me një rënie të theksuar edhe në krahsim me vitin e kaluar.
Por cila mund të jetë arsyeja e rënies së interesit të publikut ndaj këtij eventi? Mbi të gjitha streaming pirat, ku është përqendruar pjesa më e madhe e publikut. Sipas shpjegimit të dhënë nga gjigandi Billboard,
Rrjeti ka konfirmuar që të martën ka patur 149 milion transmetime live stream me përmbajtje nga VMAs midis të dielës dhe të hënës, një kombinim live streaming nga faqja e MTV dhe prezenca domethënëse e videoklipeve në të gjitha rrjetet sociale. Transmetimi i eventit i cili për shkak të orareve të ndryshme në bazë të zonës ka bërë që publiku të preferojë t’i drejtohet internetit për të parë gjithçka në kohë reale. Një element ky që do të ndryshojë në edicionin e ri, duke i dhënë publikut mundësinë të përjetojë çdo gjë live në orën e zonës ku jeton.