Ka qenë ndeshja Partizani Beogradit- Beshiktash, e vlefshme për ndeshjet në grupet e Europa League (rezultati 4 me zero për skuadrën turke), ajo që ka arritur audiencën maksimale të enjten mbrëma, duke lënë pas dy emisionet politike në Klan dhe Top Channel, edhe ato të përqendruara në situatën e krijuar me Konbëtaren shqiptare pas ndjeshjes me Serbinë.
Ndeshja, e transmetuar në Vizion Plus, ka arritur një rating maksimal prej rreth 19%(Rating – tregon shikueshmërinë gjatë një fashe kohore apo programi televiziv, e shprehur kjo si përqindje e totalit potencial të audiencës; pra duke përfshirë edhe familjet që nuk janë duke parë televizor), duke qenë shumë më lart se dy programet e tjera në Klan dhe Top Channel, që tradicionalisht “konkurrojnë” çdo të enjte mes tyre.
Të dhënat e audiencës bëhen të ditura nga nga kompania “Telemetrix”, që mundëson llogaritjen e audiencës në kohë reale, në bazë të një teknologjie dhe sistemeve më të fundit në këtë fushë.
Ndonëse një ndjeshje me pak interes, për nga niveli i skuadrave, duket se ajo që ka ngjallur interes ka qenë fakti se lojtarët e Beshiktashin kishin deklaruar se do të ngrinin flamurin shqiptar, në të njëjtin stadium ku luajti dhe kombëtarja shqiptare pak ditë më parë.
I dyti në audiencë u rendit Opinion i Blendi Fevziut, që transmetohet në TV Klan, me një rating mesatar prej rreth 10% (që u rrit në 12% gjatë pushimit të ndeshjes), larg nga audience e zakonshme që arrin Fevziu ditëve të enjte në mbrëmje (që shkon mesatarisht 15-20%), ndonëse tema e debatit ishte situata e krijuar pas ndeshjes Seri-Shqipëri në 14 tetor.
Me të njëjtën temë, Top Story i Sokol Ballës në Top Channel ka arritur një rating prej 4-6%.
Telenovelat, audienca i kalon Vizion Plus
Me mbarimin e telenovelës Dashuri e Ndaluar në TV Klan, që arriti një rating shumë të lartë deri në 25%, në orën 20.00-21.00 (më e larta në këtë fashë orare), është Vizion Plus me “Lugina e Ujqërve”, që ndiqet më shumë (rating mesatar 7-8%), në krahasim me “Fundi”, telenovelën që Klan që zëvendësoi trekëndëshin e dashurisë së ndaluar dhe që ka një rating të ulët prej 5-6%.
Tashmë në këtë orë, programi investigativ “Fiks Fare” në Top Channel, ka rifituar sërish audiencën më të lartë, me një rating mesatar prej 12-13%.
Metodologjia
Telemetrix SH.A., që operon zyrtarisht që prej muajit shtator 2012 me instalimin e matësve të parë, ofron matjen e shikueshmërisë televizive në Shqipëri, realizimi i së cilës bëhet nëpërmjet teknologjisë dhe sistemeve më të fundit të përdorura në këtë fushë, si dhe një paneli të përzgjedhur rigorozisht për të arritur përfaqësueshmërinë e tregut, sipas burimeve zyrtare nga kompania.
“Kompania ka investuar gjerësisht në krijimin dhe prodhimin e një matësi elektronik – TiViMat (koncepti i ‘peoplemeter”) si dhe në programimin e një ‘softëare’ të fuqishëm për realizimin e matjes së shikueshmërisë televizive. Skuadra e ‘Telemetrix’ ka projektuar dhe zhvilluar të gjitha platformat e monitorimit dhe raportimit të të dhënave të shikueshmërisë për përdorim të klientëve të saj
“Telemetrix” ka krijuar një panel prej 350 familjesh të përzgjedhura rigorozisht sipas kritereve të paracaktuara, të vendosura në 6 qytete kryesore të Shqipërisë; Tirana, Durrësi, Elbasani, Shkodra, Fieri dhe Berati.
Baza e të dhënave të gjeneruara nga “Telemetrix” është “në nivel minute; “Rating per Minute” në nivel familjeje (household).
ja vlen ta shohesh na kenaqi rezultati