Jo vetëm në Shqipëri por edhe në Kosovë këtë të diel tregut mediatik i shtohet një tjetër konkurrent.
Prej muajsh promovimi i ATV ka zënë muret e e profileve sociale të apasionuarve të medias.
Një televizion ndryshe, që përqafon padyshim eksperiencën e disa prej emrave më të njohur të ekranit bë Kosovë, por edhe freskinë e emrave më të rinj premton risi.
ATV është projekt medial i themeluar nga “Media Invest”.
Nga promovimi i vazhdueshëm që kemi ndjekur çdo ditë në rrjetet sociale të televizionit formatet janë gjithë përfshirë, duke cekur çdo grup moshë, nga fëmijët, të rinjtë dhe moshat më të mëdha. Formate argëtuese dhe informative deri tek ato të analizave dhe zhvillimeve politike në Kosovë dhe rajon. Pa harruar edhe serialet edhe filmat.
Për më tepër ndiqni emisionet që do të transmetohen
këtu.
Besojmë se ky projekt madhështor do të sjellë padyshim një erë të re në tregun mediatik kosovar.