Atdheu është shfaqur mjaft i tensionuar kohët e fundit në program. Fillimisht ai ndërpreu njohjen me Sarën, e cila kishte puthur në prapaskenë Rinianin. Më pas, mori mesazhe kërcënuese pikërisht për Sarën dhe disa ditë më vonë, Atdheut i zunë pritë dhe e sulmuan fizikisht.
Në program, konkurrenti është shprehur disa herë se nuk mundet t’i durojë dot më këto shtirje dhe mashtrime të personazheve të tjerë. Mesa duket, durimit të tij i ka ardhur fundi dhe Atdheu është larguar përfundimisht nga programi. Ai e ka konfirmuar këtë gjë në rrjete sociale, duke shkruajtur: “Më thoshte Fation Kuqari: Do gjesh një qetësi të papame, po nuk e besoja.” Ndërkohë edhe Fationi, ia ka kthyer: “Hahahahaha.. Sa vjen dhe e kuptoni që ai Fationi nuk flet kot.”