I ftuar në “Kafe Shqeto” në Syri Tv, Atdhe Xharavina i ka treguar të gjitha. Ish-konkurrenti ka mohuar se është çift me Sarën, pasi thjesht po njihen. “Jo akoma nuk jam i lidhur, ne nuk kemi shpallur gjë, thjesht kemi dal për t’u njohur”, u shpreh ai.
Atdheu gjithashtu hodhi poshtë aludimet se bukuroshja bionde priste një fëmijë me të pas fotos që bëri “namin” në Instagram, ku ai i kishte vendosur duart te barku që ngjante si i rrumbullakosur.
“Si dihet, në Europë kam jetuar mbase dhe del ndonjë fëmijë i imi,” tha ai me shaka.
Ndërkohë edhe pse po frenkuetoher me Sarën, Atdheu e ka një femër të njohur shqiptare të preferuar me të cilën do të donte të kishte një njohje një takim.
“Nuk guxoj të flas se po na shikon Sara, por do të doja një njohje me nga afër me Morena Tarakun”, tha ish-konkurrenti