Sara dhe Atdheu kanë ngatërruar gjithë fansat ditën e sotme duke postuar një foto goxha të dyshimtë. Ishte ish-konkurrentja ajo që ndau me ndjekësit e saj një foto krah Atdheut ku të dy kanë vendosur dorën te barku i saj. Një pozë tipike në rrjetet sociale e personave që janë të pritje të një fëmije. Sikur të mos mjaftonte kjo, Atdheu ka komentuar “A do jetë gocë apo çun?” Nuk dihet ende se si qëndron e vërteta e kësaj fotoje, por teoria më e besueshme është se kjo mund të jetë një tjetër lëvizje për vëmendje e tyre.
Kujtojmë se javën e kaluar Sara dhe Atdheu dolën bashkë nga Për’puthen për të vijuar njohjen jashtë emisionit. Ky vendim habiti ndjekësit jo pak, teksa skenaret rreth kësaj lëvizjeje janë të ndryshme.