Meri Shehu, e njohur për parashikimet e saj astrologjike, nuk e ka pritur aspak mirë eleminimin nga shtëpia e “Big Brother Vip”. Në një intervistë për “Fan Club”, ajo shprehu revoltën e saj, duke kritikuar ashpër mediat shqiptare për spekulimet rreth marrëdhënies së saj me Gazin brenda shtëpisë.
“Unë kam familjen time, Gazi të tijën. Nuk është e drejtë që të krijohen imazhe të tilla për ne,” u shpreh Shehu, duke shtuar se media shqiptare ka nevojë për një pastrim të thellë nga llumi i spekulimeve dhe thashethemeve.
Gjatë intervistës, një pyetje nga moderatorja Enxhi Nasufi rreth marrëdhënies së saj me Gazin e bëri Merin të ndihej e ofenduar, duke e cilësuar atë si tendencioze dhe duke pyetur në mënyrë retorike se nga çfarë bazohej për të bërë një pyetje të tillë.
Situata u bë edhe më e tensionuar kur u kërkua të transmetohej një klip me momentet e Merit brenda shtëpisë, pasi ajo kritikoi edhe montazhierin për mënyrën se si ishte realizuar ky mont