Këshilli i Ministrave miratoi sot emërimin e Aspasjana Kongos në detyrën e zëvendësministres së Arsimit, Sportit dhe Rinisë.
Pas përfundimit të shkollës së mesme në Pogradec, Kongo do të studionte në Fakultetin e Shkencave Sociale, Dega Shkenca Politike, Profili Politikë dhe Qeverisje dhe më pas do të kryente edhe studimet master “Komunikim Ndërkulturor” në Universitetin e Tiranës si dhe “Politikë dhe Qeverisje Europiane” në Institutin e Studimeve Europiane ISE. Krahas një karriere të suksesshme edhe me organizatat e shoqërisë civile, Kongo ka qenë dhe nismëtare dhe kordinatore e grupit të punës për marrjen e çmimit “Tirana Kryeqyteti Europian i Rinisë 2022”, ku kryeqyteti shqiptar garoi mes shumë vendeve të tjera europiane.
Aktualisht ajo ka mbajtur detyrën e lartë të Drejtores së Rinisë pranë Bashkisë së Tiranës, ndërkohë që më herët ka punuar dhe si korodinatore projektesh në Qendrën Rinore, pranë Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë. Kontributi is aj më së shumti është dhe në shoqërinë civile,si Drejtore Ekzekutive e organizatës rinore “Rinia për Integrim, Aktivizim”. Kongo ka qenë përfaqësuese e delegacionit rinor shqiptar në Konferencën Shkencore Europiane “On Dealing with the past of Auschëitz burdened by Violence”, organizuar nga “Maximillian Kolbe” në muajin Gusht 2013, i mbajtur në Poloni, Aushvic. Ligjërim “Shqipëria pas Luftës së Dytë Botërore”.
Gjithashtu, ajo ka qenë dhe përfaqësuese e delegacionit rinor shqiptar në Konferencën Shkencore Europiane “On Dealing with the past of Bosnie Hercegovine burdened by Violence”, organizuar nga “Maximillian Kolbe” në muajin shtator 2014, i mbajtur në Sarajevë, Ligjërim “Kujtesa Kolektive në Shqipëri”. Aspasjana Kongo është autore e studimit shkencor “Imazhi i Klerit në Kinematografinë Shqiptare në realizmin socialist” (përgatitje për botim); – Autore e studimit shkencor “Dialogu i Strukturuar si Instrument fuqizues i vendimmarrjes dhe Politikave Rinore për Shqipërinë, vend kandidat për anëtarësimin në BE”. Ajo është e martuar dhe nënë e një vajze.