Motra e aktorit të njohur, Bes Kallaku, Ana, prej vitesh është pjesë e botës së televizionit. Së fundmi, ajo ka zbuluar se në fillimet e karrierës së saj askush nuk e dinte se ajo ishte e motra e Besit.
E ftuar në emisionin “Ditë e re”, Ana është shprehur se punën në televizion e ka fituar me audicion. Sipas saj, kolegët e kanë kuptuar vonë se e motra e kujt ishte ajo.
“Nuk më ka penguar fakti e të qenurit motra e Besit. Kur kam filluar punë në televizionin Scan nuk e kanë ditur fare që unë kam qenë motra e Besit sepse nuk mund të shkoj të përshëndetesha ‘Përshëndetje! Jam Ana, motra e Besit’. Kam shkuar jam prezantuar thjesht jam Ana kam bërë audicionet dhe kam filluar punë. Madje, shumë vonë është marrë vesh që jam motra e Besit”, rrëfeu Ana.
Kjo e fundit ka zbuluar se ka një marrëdhënie shumë të mirë me Besin dhe se është krenare për vëllain dhe arritjet e tij.
“Nuk më shqetëson fare, jam shumë krenare dhe dua ta bërtas që jam motra e Besit. Sepse bëhet fjalë për një person si Besi, super të suksesshëm, pozitiv i cili ka ecur vetë dhe e ka ndërtuar karrierën e tij vetë që kur ka qenë fëmijë”, thotë ajo.