Pronari i televizionit News 24, Irfan Hysenbelliu është tërhequr nga vendimi fillestar për largimin e Adi Krastës, ashtu siç veproi me Ylli Rakipin.
Një burim pranë gazetarit i deklaroi Politiko, se Hysenbelliu i ka propozuar Krastes të qëndojë me kushtin që emisioni “A-Show” të transmetohet në fundjavë, jo të hënave në orën 21:00.
Mbetet të shihet nëse gazetari do ta pranojë këtë ofertë. Sezonin e shkuar, Krasta ishte i bindur për qëndrimin e tij në News 24, aq sa në emisionin e fundit u shpreh se “A-Show” do të rikthehet me 22 shtator në orën 21:00 . “Ky ishte programi i fundit. Do shihemi më 22 shtator. Deri atëherë, pushime të mbara”, shpjegonte gazetari.
Zërat për largimin e tij kanë shkaktuar një valë reagimesh nga opinioni publik, pasi Krasta njihej për qëndrimet e tij kritike ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.
Marrë nga politiko