Në fillimin e viteve ’90, vite të vështira për një shoqëri që po përpiqej të ringrihej pas një periudhe të errët në të gjitha dimensionet, përfshirë atë socio-kulturor, në skenën e muzikës shqiptare do të shfaqej një vajzë ‘’ndryshe’’ nga të tjerat. Adelina Ismaili do të ishte emri që do të mbahej mend gjatë pas pjesëmarrjes në Festivalin e Fundvitit, për t’u shndërruar më pas në një prej artisteve më të dashura për publikun. Këngëtarja ekstravagante dhe kontraversiale, ”DIVA” e muzikës pop do të thyente shumë tabu në shoqërinë dhe muzikën shqiptare, ku përveç performancave që nuk kishin asgjë mangut krahasuar me ato të kolegeve të vendeve fqinjë (kuptohet përveç teknologjisë), do të sillt risi edhe në paraqitjen skenike.
delian Ismajli është padyshim një nga artistet më të njohura të muzikës shqiptare, madje nuk janë të pakët edhe ata që e quajnë diva. E sigurisht që përgjatë viteve të karrierës ajo nuk është komentuar vetëm për projektet muzikore, por edhe për pamjen fantastike.
Profili i saj në Instagram është i mbushur me foto ku këngëtarja, së fundmi edhe moderatorja, duket më mirë se kurrë, po ashtu është i mbushur edhe me pyetje për “rininë e saj të përjetshme”. Në postimin e fundit në këtë rrjet sociale, që është ky më poshtë:
Këngëtarja është pyetur pikërisht për sekretin e rinisë, më saktësisht: “Cili është sekreti yt që nuk plakesh fare?” dhe përgjigja e saj është vërtetë epike: “Jam 40-vjecare”. Njerëz Adelina është akoma e re, ky është sekreti i saj.