Është shënuar 142 vjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe me këtë rast Bashkia Tiranë ka sjell nismën “EJA N’SHPINË TËNDE” së bashku me disa bashki dhe komuna shqiptare.
Në nismën e tij, të pranishëm kanë qenë edhe disa artistë të njohur përfshirë këtu balerinin Kledi Kadiu, modelen Emina Çunmulaj, grupin e famshëm “Elita 5” si dhe legjendën e muzikës shqipe, Sabri Fejzullahu.
Kledi Kadiu
“A e dini sa të bukura janë vendet tona, aty ku zemra jote thërret, aty ka na bashkon një qiell, eja në shtëpinë tënde”.
Emina Çunmulaj
“Aty ku janë kujtimet e vjetra e të presin të rejat, eja në shpi tate, ktheju në Malësinë tënde”.
Elita 5
“Aty ku zoti na bekoi me çdo të mirë. Besojmë, shijojmë, argëtohemi, eksplorojmë”.
Sabri Fejzullahu
“Eja në shtëpi, është fole e jotja sot e një mijë vjet Kosova”.
Ndër tjerash, pjesë e kësaj nisme u bë e ditur se është edhe “Tirana Film Commission” ku për herë të parë do të promovohet qyteti duke e kthyer në një sheshxhirim për produksionet e huaja kinematografike.