E ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte Jona Shehaj. Jona gjatë kësaj kohë karantine ka përdorur shumë aplikacionin “Tik Tok”, por një video e saj ka marrë dhe vëmendjen e kryeministrit Rama. Në një nga videot e saj të shumta, Jona kishte zgjedhur për të imintuar kryedemokratin Lulzim Basha, në lapsusin e tij në parlament “7×7=42”. Por shumë shpejt video e saj u postua në Instagramin zyrtar të kryeministrit me mbishkrimin “Artiste”.
LEXO EDHE:
Rama heq dorë nga “Facebook” dhe “Instagram” për “Tik Tok”/ Ironizon Bashën me një…
“Realisht nuk e prisja fare. Kam një muaj që jam marrë me ‘Tik Tok’, bëja video për qejf dhe i shpërndaja tek miqtë e mi. Okay thash meqenëse i pëlqejnë miqtë mendova të bëja audion ku është kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, pashë pataten dhe thash do të bëj diçka me të. Duke qenë se jam e familjarizuar me mimikën time, shumë njerëz nuk e dinin që e kisha këtë dhe më thanë sa fantastike. Vura re që në ‘Tik Tok’ video pati shumë pëlqime. Ajo shkoi 8 mijë 9 mijë like në ‘Tik Tok’ dhe të nesërmen më merr në telefon shoku im i ngushtë dhe më thotë të ka postuar kryeministri. Futem në Instagram dhe kisha pafund komente dhe mesazhe, kisha mesazhe nga njerëz që nuk i njihja”, tregon Sara.