Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar një telefonatë anonime, përmes të cilës është ‘kërcënuar’. I ftuar në ‘E diell’, Hoxha tregoi se ishte telefonua nga një numër i regjistruar në një vend jashtë Shqipërisë, për shkak të reagimeve që kishte bërë pas sulmit ndaj Top Channel. Gjithsesi, gazetari tha se nëse nuk reagohet për një sulm të tillë, në ditët në vijim, media do të vihet përballë një rreziku akoma më të madh.
Pjesë nga deklarata e Hoxhës:
Para se të vija tek ty më morën në telefon dhe më thanë “pse duhet të dalësh ti i pari?” Pse i thashë? Unë kujtova për historinë e përgjimit të 21 Janarit. Ai më foli pikërisht për atë që i ndodhi Top Channel. Nuk kam patur gjë personale me ty dhe gjëja që më shkoi një herë në mend, se mua në mend më shkon gjithmonë e kundërta, numri ishte nga ata numra që janë të regjistruar në Karaibe dhe gjëja që më shkoi në mendje është…Shiko nëse nuk reagohet për këtë që i ka ndodhur grupit mediatik dhe familjes se madhe të Top Channel, pavarësisht motiveve, motivet janë 0, po nëse nuk reagohet, se është e pa përjashtuar pjesa e atij të ndjerit që ka humbur jetë. Ne do të jemi në një rrezik të madh për ditët që vijnë dhe edhe ai emisioni jot “Procesi Sportiv” do fillohet të bëhet siç ka thënë presidenti i UEFA-s Seferini.
Sulmi i rëndë ndodhi pak pas mesnate më 27 mars dhe viktimë mbeti roja i sigurisë, Pal Kola 60 vjeç. Autorët iu afruan objektit të televizionit me një ‘Range Rover’ dhe qëlluan me dy kallshnikovë. Më pas, ata u larguan në drejtim të Kasharit, u futën në autostradën Tiranë-Durrës dhe morën rrugën për në Golem ku dhe dogjën makinën e përdorur në krim. Deri më tani, policia nuk ka asnjë të dyshuar për ngjarjen dhe ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për informacione të vlefshme. Si shpërblim ofron shumën prej 100 mijë eurosh./Dosja.al