Ashtu siç edhe është vënë re, prej një jave, Andi nuk është pjesë e ‘PërPuthen”. Fillimisht shkak për këtë u bë një problem shëndetësor që ai kishte.
Por në nisje të puntatës së sotme, moderatorja Bora Zemani zbuloi se Andi ka refuzuar komunikimet me produksionin, duke mos treguar nëse do të vijojë të marrë pjesë në program dhe të vazhdojë edhe takimet me Tean.
“Nuk e dimë se çfarë ka ndodhur me Andin, çfarë e ka bërë të stepet, deri në këtë moment ka qenë shumë korrekt, serioz”, tha Zemani.
Ndërkohë, e pyetur rreth situatës në fjalë, Tea u shpreh:
“Kam vazhduar komunikimin me Andin, kemi folur përmes Whats App-it, ka qenë goxha sëmurë, ka patur infeksion të rëndë në bajame. Do doja ta lija atë të fliste. Nuk dua të them fjalë në emër të tij”.