Pas dy javëve, dhe një përballjeje me Hysenin, që nxorri detaje të pathëna lidhur me raportin e tyre, Alvisa u rikthye në “Për’puthen”. Ajo tregoi se çfarë kishte ndodhur pas ‘skandalit’, dhe zbuloi arsyen e kthimit në progam.
Në një përballje me Bashkimin, me të cilin ajo ka patur disa takime, ajo e siguroi konkurrentin, se veç publikut, që i detyrohej një sqarim, Alvisa tha se ishte kthyer për të.
“Dy javët e para do dal vetëm me ty, do të të shoh ty, sepse ke shprehur edhe pëlqim për Efin”, tha ajo.
Bashkimi nga ana tjetër, tha se kishte humbur besimin, që kishte nevojë ta rifitonte, që e bëri konkurrenten të premtonte se do e rikthenin së bashku.
Në fund, Alvisa tha se ende nuk ishte e vendosur për rikthimin në program, pasi familja e saj nuk ishte dakord, megithëse siç lajmëroi, do të jepte një përgjigje në ditët në vazhdim.