Arsim Abduli dhe Ana Lleshi “pushtuan” titujt e mediave rozë për ditë me radhë që kur u përfolën se ishin në një lidhje e deri në momentin kur u ndanë. I ftuar sot në emisionin “Shqipëria LIVE” në Top Channel në lidhje Skype, ish-konkurrenti i ka sqaruar të gjitha.
Arsimi ka treguar arsyen e vërtetë të ndarjes me Anën.
“Kërkonte shumë vëmendje, pa menduar që unë kam edhe djalin, kam edhe gjëra të tjera në jetë. Nuk mund të rrija 24/7 pas saj,” është shprehur ai gjatë intervistës.
Pavarësisht kësaj, Arsimi vazhdonte ta mbante unazën në gisht që i ka dhuruar Ana, si dhe pranoi që kjo e fundit ka gjithashtu një unazë që i ka dhënë ai.
Thumbimet mes dyshes nuk kanë munguar në rrjetet sociale pas ndarjes së tyre. Në një foto të publikuar në Instagram së fundmi, Ana shkruante: “Kur për mua të pyet bota, a të vjen keq që s’jam e jotja?!”.
I shpejtë ka qenë edhe reagimi i Arsimit i cili i është kundërpërgjigjur “Lëre ti se ça më pyet mua bota, ndaloi ato lotët e tua të kota. Tirana më mungon. Beqar dhe për vajzën e duhur këtu”, ka shkruar Arsimi përkrah fotove të tij.