The CW ka publikuar trailer-in zyrtar të sezonit 4 të serialit Arrow, që na jep një tablo më të qartë se çfarë ka ndodhur me Oliver Queen pasi u largua nga Starling City në mungesë të tij.
Yjet që interpretoje në Arrow janë Stephen Amell si Oliver Queen, Katie Cassidy si Dinah “Laurel” Lance, David Ramsey si John Diggle, Willa Holland si Thea Queen, Emily Bett Rickards si Felicity Smoak, John Barrowman si Malcom Merlyn dhe Paul Blackthorne si Detective Lance. Seriali ka per producent ekzekutiv Greg Berlanti, Marc Guggenheim, Andrew Kreisberg dhe Sarah Schechter.
Pasi mundi armikun e tij më të vështirë deri më tani dhe i gatshëm për të jetuar me në fund dashurinë e tij me Felicity Smoak, Oliver Queen (a.k.a Arrow) u largua nga Starling City me shpresën për të filluar një jetë të re. Por a do të jetë me të vërtetë në gjendje Oliver për të lënë pas të kaluarën e tij si Arrow, dhe, nëse po, çfarë ka ndodhur me ekipin që ka punuar aq shumë për ta krijuar? A do mundin Diggle, Thea, dhe Laurel të të vazhdojnë kryqëzatën e Oliver pa të? Dhe me Malcolm Merlyn në krye të Ligës së Vrasësve si Ra’s al Ghulel Ghul i ri, a janë vërtetë të gjithë të sigurt?
Sezoni 4 i Arrow do të ketë premierën të Mërkurën, 7 Tetor në orën 8:00pm ET/PT.