Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes me Italinë, për njohjen reciproke të patentave.
Me një shënim në Twitter, Rama shkruan se nga sot, lejet e drejtimit të shqiptarëve, njihen si dokument zyrtar në Itali.
Lajm i mirë! Nga nesër patentat shqiptare do të njihen edhe në Itali
Kryeministri thekson se hapi tjetër i “domosdoshëm” është njohja e pensioneve mes dy vende që, sipas Ramës, nuk do të vonojë.
Postimi:
U tha u bë
Nga sot lejet e drejtimit të shqiptarëve njihen si dokument zyrtar në Itali
Tani hapi tjetër i domosdoshëm është njohja e pensioneve mes dy vendeve, që me angazhimin serioz të të dy qeverive nuk do të vonojë