Një burrë shqiptar është arrestuar nga policia greke, pasi akuzohet për kryerjen e një sërë vjedhjesh.
55-vjeçari shqiptar, i njohur nga organet e policisë si “miu” i supermarketeve, doli përballë gjykatës për të dhënë llogari mbi grabitjen e kryera në kohë pandemia.
Ai u arrestua mesditën e djeshme për vjedhjen e 37 pakove në një zinxhir dyqanesh me lodra për fëmijë.
I akuzuari pranoi vjedhjen e pijeve alkoolike në një supermarket.
Ai u justifikua para trupës gjykuese duke thënë:
Më duheshin .
Megjithatë, ai nuk pranoi vjedhjet e tjera për të cilat akuzohet, duke thënë se është i pafajshëm, megjithëse kishte si synim t’i vidhte.
Ky pretendim nuk u pranua nga Gjykata, e cila e dënoi atë me 12 muaj burg.
Sipas hetimeve, rojet e rrjetit të supermerketeve të Giannouli gjetën humbje të mëdha në pijet alkoolike, sidomos gjatë periudhës së pandemisë.
Hetimet e mëtejshme zbuluan se shqiptari kishte vjedhur produkte kafeje dhe alkooli në dy raste, 22 dhe 27 prill, veprim për të cilin kërkoi që të paguante dëmin.
Sipas dëshmive, 55-vjeçari u kap duke vjedhur nga punonjësit e dyqanit, të cilët e ndoqën nga pas.
Ai hodhi mallrat e vjedhura, por u arrestua nga policia, e cila u lajmërua nga punonjësit e supermarketit.
Burimi: E-Thessalia | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania