Policia e Turqisë ka ndaluar dhe arrestuar ditën e djeshme në Aeroportin e Stambollit stilistin e njohur nga Kosova,Valdrin Sahitin.
Sipas burimeve nga “KosovaNews”, arrestimi i Sahitit ka ndodhur pasi është i dyshuar për veprën penale blerja,pranimi,posedimi i drogave dhe stimuluesve për përdorim bazuar në nenin 191 të kodit penal të Turqisë.
Policia Turke e ka njoftuar Policinë e Kosovës se Valdrin Sahiti është kapur me pasaportë diplomatike të lëshuar nga Republika ne Kosovës. Sahiti ka shfrytëzuar statusin e diplomatit për të kaluar në zonën VIP të aeroportit të Stambollit, mirëpo pas dyshimeve të policisë turke ai është kapur në flagrancë dhe gjatë kontrollit i është gjetur drogë.
Menjëherë pas kësaj, stilisti është arrestuar në Aeroportin e Stambollit.
Kujtojmë se Valdrin Sahiti ishte pajisur me pasaportë diplomatike në vitin 2020 me rekomandim të ish ministres së jashtme të Kosovës Melisa Haradinaj. Pajisja e tij me pasaportë diplomatike ishte bërë nën arsyetimin për pranimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare si dizejnator mode.
Rikujtojmë se ky nuk është skandali i parë i Sahitit, të cilin vetë klientet e tij e kanë demaskuar më herët për mashtrim. Kliko këtu