Policia e Tiranës ka arrestuar të riun nga Kosova, i cili akuzohet se prej disa muajsh përndiqte moderatoren bukuroshe Luana Vjollca. Mësohet se 29-vjecari Ajdin Morina u arrestua në orët e para të mëngjesit.
Morina nga Gjakova kishte shkuar mëngjesin e sotëm në rrugën pranë banesës se Luana Vjollcës, ndërsa ai është arrestuar në flagrancë.
Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Të njëjtin person Luana Vjollca e ka denoncuar edhe në maj të 2020 se e përndiqte dhe e ngacmonte prej disa muajsh.