Ish-konkurrenti i emisionit Për’Puthen, Arjon Luli dhe partnerja e tij, Serena Sula, kanë qenë të ftuar në emisionin ‘Expuls’ ku kanë rrëfyer detaje mbi lidhjen e tyre, ndërsa janë përballur dhe me një situatë të papritur. Gazetari u ka nxjerrë një video ku shihet se ata janë ndaluar nga policia në rrugë.
Sipas asaj që thonë të dy ata, patrulla i ka ndaluar pak ditë më parë tek “Sheshi Wilsom” në Tiranë.
Arsyeja, sipas tyre është e gjitha për shkak të xhelozisë qe janë të famshëm, dhe janë kapur te fakti që Serena bën Tëerk në makinë, fakt të cilin Serena e pranon por thotë qe nuk është e paligjshme.
Sipas Arjonit, ato janë mbajtur “peng” për më shumë se 1 orë, dhe njëri prej policëve është i famshëm, bën filma dhe ka shfrytëzuar rastin duke përdorur uniformën për inate personale.