Policia e Shtetit informon se ka arrestuar një 34-vjeçar nën akuzën e plagosjes së lehtë me dashje, pasi pas një konflikti ka goditur një shtetas dhe nënën e tij.
Në pranga përfundoi B.R 34 vjeç, banues në fshatin Symiz, Maliq.
Njoftimi i policisë:
Në vijim të informacionit paraprak datë 09.06.2020, i cili bën fjalë për një konflikt të ndodhur në fshatin Libonik, infomojmë së specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Maliq, në përfundim të veprimeve proceduriale të kryera, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:
R., 34 vjeç, banues në fshatin Symiz, Maliq.
Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ky shtetas ka goditur me sende të forta shtetasin E. M., 31 vjeç dhe nënën e tij shtetasen Gj. M., 73 vjeçe, banues në Symiz, të cilët po marrin mjekim në Spitalin e Korçës ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”.