Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona brenda Aeroportit të Prishtinës, pasi që dyshohet se kanë prezantuar dokumente të falsifikuara, shkruan Gazeta Metro.
Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh bën të ditur se rasti ka ndodhur dje rreth orës 10:00.
Njoftimi i plotë i policisë:
ANP ‘Adem Jashari’ 15.11.2020-10:30. Është arrestuar i dyshuari i mitur mashkull shtetas i Turqisë pasi që i njëjti ka prezantuar dokumentin leje qëndrimi të shtetit Gjerman, që dyshohet të jetë i falsifikuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti në procedurë të shpejtë.
ANP Adem Jashari 15.11.2020-10:30. Është arrestuar e dyshuara femër shtetase e Turqisë pasi që e njëjta ka prezantuar dokumentin leje qëndrimi të shtetit Gjerman, që dyshohet të jetë i falsifikuar. Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje. Rasti në procedurë të shpejtë.
ANP Adem Jashari 15.11.2020-10:30. Është arrestuar e dyshuara femër shtetase Turqisë, pasi që e njëjta ka prezantuar dokumentin leje qëndrimi të shtetit Gjerman, që dyshohet të jetë i falsifikuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti në procedurë të shpejtë.