Kur ditët e shiut nuk kanë pushuar, Ardit Gjebrea ka zgjedhur të “rrëmbejë” disa ditë vere në javën e fundit të vitit. Moderatori ka treguar me disa foto krah dy femrave më të rëndësishme në jetën e tij, Anilës dhe Anës se ka udhëtuar drejt Dubait për të festuar atje 2021.
“Më në fund pak ditë pushimi ❤❤❤”, ka shkruar Gjebrea krah fotos ku shihet se i është përshtatur menjëherë vendit në të cilin ka udhëtuar dhe ka veshur një këmishë me krahë të shkurtra.
Pushimi është mëse i merituar e me siguri Arditit i duhet të mbledhë energjitë pasi ashtu siç ai vetë ka treguar në muajin mars do të rikthehet me festivalin ‘Kënga Magjike’.