Armina Mevlani prej kohësh është larguar nga ekrani, jo në kuadrin e një personazhi publik por në kuadrin e një projekti specifik ku ajo mund të jetë e përfshirë. Megjithatë, duket se kjo ka për të ndryshuar këtë sezon të ri televiziv. Sipas mediave online, Armina do të jetë së shpejti moderatore e një prej programeve më të reja në Top Channel.
Programi i ri që pritet të nis së shpejti ku Armina mund të jetë moderatore ka të bëj me modën dhe është një rubrikë e ‘E Diell’, me tittul ‘Vajzat me kordele’.
Një tjetër format ku Armina mund të përfshihet është edhe emisioni “Goca & Gra”. Ky projekt erdhi si risi këtë sezon, nën drejtimin e Fatmës, Teas, Kristës dhe Olesias. Sëfundmi Olesia ka komunikuar se nuk do të jetë më pjesë e formatit. Për këtë, na duhet të presim edhe pak, të paktën derisa blogerja të konfirmojë zyrtarisht këtë lajm.