“Olta Gixhari është e zgjuar dhe e dashur”- kështu është shprehur ditën e sotme, blogerja e njohur Armina Mevlani. Teksa ishte e ftuar ditën e sotme në ‘Shqipëria live’, ajo u pyet për marëdhënien me Oltën, e cila prej 80 ditësh është pjesë e shtëpisë së ‘Big Brother VIP Albania’.
Armina u shpreh se Olta është shumë pozitive, pasi e njeh edhe nga afër. Po ashtu, ajo shtoi se edhe jashtë, Olta është njësoj si në shtëpi pasi lufton për të arritur objektivat e saj.
‘Ajo është Olta e vërtetë, e dashur, e zgjuar, për të arritur objektivat e saj ajo do bënte një formë loje, në shpirt është një person i dashur.’- tha Armina.
Kujtojmë se më parë Armina ka shprehur simpati për Luizin dhe lojën e këtij të fundit. Tashmë ajo është mes dy zjarreve, pasi në lojë ka edhe miken e saj Oltën.