Ndryshime në minutën e fundit për Big Brother Albania qe pritet të nis edicionin e shtate sonte në mbrëmje në ekranin e Top Channel. Ditë më parë IMA publikoi lajmin mbi opinionistin e këtij edicioni, të njohurin Arjan Konomi, por mesa duket planet kanë ndryshuar atëherë kur çdo gjë ishte zyrtare.
Autorja e programit Zefina Hasani dhe stafi realizues ka vendosur të zëvendësoje Konomin me një tjetër emër të njohur për BBA dhe jo vetëm. Bëhet fjalë për Armand Pezën, i cili ka qënë në këtë rol edhe në edicionin e parë të Big Brother Albania.
Lajmin na e ka bëre të ditur një burim brenda Top Channel dhe pritet të zyrtarizohet në orët në vazhdim.