Disa largohen disa i bashkohen ekranit të Top Channel. Pas largimit të Monika Stafës, lajmet në ketë televizion nga sot kanë një spiker të ri.
Ai quhet Arlind Isa dhe është gazetari më i ri që i shtohet Departamentit të Informacionit në Top Channel, më konkretisht stafit të atyre që prezantojnë lajmin me zë dhe figurë çdo ditë për teleshikuesin.
Prej disa vitesh i angazhuar si gazetar i politikës dhe çështjeve sociale dhe prej pesë vjetësh folës në edicionet informative në TAR, sot gazetari me zërin karakteristik ka bërë prezantimin e tij të parë në edicionin e orës 12.00 të mesditës.