Dailymotion ka inaguruar sot kanalin e Institutit Luce Cinecittà, një hapsirë virtuale e dedikuar ku mund të konsultohen materialet filmike të Arkivës vetëm me një click. Falë partnership-it midis institutit historik kinematografik, e njohur në 2013 në regjistrin e Kujtesës Botërore të Unesco, e platformës video të dytë më të rëndësishme, mjafton të vizitohet www.dailymotion.com/LuceCinecitta, për të pasur akses, falas dhe nga të gjithë paisjet, të katalogut tematik me rreth 5 mijë video. Një repertor gjithë përfshirës, ku zënë vend materialet nga kinemaja tek spektaklet, kultura, sporti, arti, moda dhe varieteja. Në kanal do të jenë të disponueshëm edhe puntatat e Light News, program javor mbi aktualitetin kinematografik, prodhuar nga Instituti Luce Cinecittà në web.
Dailymotion, sipas klasifikimit të comScore, numëron 120 milion vizitor unik dhe 2,5 miliard video të shikuara në muaj. Eshtë website-i i parë europian më i vizituar për secilën kategori.