Në qendër të “Për’Puthen” ditëve të fundit është raporti i Arjonit dhe Anës dhe pas deklaratës së kësaj të fundit, Arjoni reagoi përmes një video në Instagram, ku thotë se gjithë çfarë pretendon Ana është gënjeshtër.
“Po e bëj këtë video sepse duhet të shpjegoj dy gjëra që janë shumë të rëndësishme dhe ju e meritoni një shpjegim. Atëherë, pikë së pari, prita që të fliste ajo dhe të tregonte e para versionin e saj sepse e dija çfarë do të thoshte,” thotë ai dhe më pas shton se gjithë çfarë ka thënë Ana janë gënjeshtra.
https://www.instagram.com/tv/CIqm32lpcsK/?utm_source=ig_web_copy_link
Pas kësaj, Arjoni publikon datën e kryerjes së fotos, më 18 tetor, dhe thotë se shkaku që e publikoi është për të nxjerrë në pah të vërtetën. Ai thotë se Ana është manipuluese, gënjeshtare dhe ka luajtur me të.
“Unë bëra gabimin më të madh që u dashurova me një vajzë të tillë. Kam bërë edhe një gabim më të madh që hodha poshtë një vajzë si Tea që nuk i afrohet fare një vajze si Ana.” – shton në vijim dhe thotë se nuk do të japë shumë detaje, sepse do ta trajojë çështjen në tjetër vend.
“Dua t’i kërkoj falje familjes së saj, familjarëve, vëllezërve, për dhimbjen që u kam shkaktuar,” thekson në një moment. Në vijim të videos, Arjoni ndalet te regjistrimi që u publikua dje në “Për’Puthen” – ku duket sikur ai kërcënonte Anën – dhe thekson se nuk i ka thënë “sillu si dua unë”, por “sillu si duhet”.
“Ajo më ka bërë kaq shumë gjëra. Ajo ka luajtur.”
Ai e quan historinë e tij me Anën si histori dashurie, e cila edhe pse nuk zgjati shumë, ka pasur shumë gjëra mes tyre, ka qenë intensive dhe ai i ka premtuar një familje.
“I kam thënë lëri gjërat e tua dhe hajde. I kam thënë që ta lëmë programin.”
Në një tjetër pjesë të deklaratës, ai thotë se në prapaskenë, Ana sillej shumë ndryshe me të, e puthte dhe përqafonte, por në kamera jo.
“E kështu, kur dashurohesh me personin e gabuar, gjërat shkojnë gjithmonë keq. Nuk kam frikë të përballem kundër saj. Nuk kam frikë të tregoj të vërtetën. Këtë e bëj për ju, që të kuptoni se nuk është ashtu siç duket. Ka shumë gjëra të tjera. Nuk është vetëm fotoja,” thotë më vonë, ku shton se Ana e priste në shtëpi kur doli me Tean dhe thotë se raporti i tyre ka qenë si lidhje.
Në përfundim të deklaratës së tij, Arjoni shprehet ndër të tjera:
“Kam qarë për të. Kam qarë para saj. Ajo mund ta thotë në publik […] I kam besuar lotët e saj, tani nuk i besoj më. Ajo qan kur të dojë. Ka shumë gjëra, miq. Shumë gjëra që s’mund t’i diskutoj me ju, sepse ajo zgjodhi t’i diskutojë në tjetër studio.”