Arjola Shehu do të jetë një nga fytyrat e reja të televizonit Klan në këtë sezon të ri televiziv.
Pas eksperiencës në disa programe në InTv dhe emisionit ku spikati për intervistat e saj me të ftuarit “Tek unë”, moderatorja ka pranuar ofertën e Tv Klan për të qenë pjesë e tij me programin e saj por tashmë për një publik më të gjerë.
Emisioni që moderatorja simpatike do të drejtojë në Klan do të shtrihet gjatë fashës së mesditës dhe do të jetë i ngjashëm me “Tek unë” dhe do të transmetohet çdo ditë.
“Është emisioni i mesditës në Tv Klan, do të kem të ftuar në studio të cilët nuk do të ulen për asnjë moment përreth një orë, aq sa do të zgjasë edhe transmetimi!”, ka thënë Shehu për Bordo.