E diela do të përfshijë spektaklin më të ri në RadioTelevizionin Shqiptar falë një emisioni që do të shfaqet çdo fundjavë.
Autorja Arjola Shehu, një nga moderatoret me eksperiencë të mëparshme në RTSH, do të drejtojë “ParaFest'”, një shfaqje zbavitëse, që do të sjellë emocione dhe nostalgji pa fund te çdo teleshikues e aq më shumë muzikëdashës.
“Është një projekt që unë e dua shumë. Do të vijë një herë në javë te publiku. Çdo të diel në orën 21:00 do të mirëpres të ftuarit e mi të shumtë në numër. Është konceptuar si një ‘game show’ që do të ketë shumë muzikë nga 61 vite histori të Festivalit të fundvidit. Mund të vijnë edhe konkurrentët e shpallur këtë vit për edicionin e 62-të të Festivalit, që të konkurrojnë në lojërat që kemi përgatitur. Do të përfshijmë kompozitorë, këngëtarë, orkestrues. Janë shumë lojëra që do të bëhen pjesë e këtij ‘show’ të madh me titull ‘Parafest’ për ta lidhur me Festivalin,” tha moderatorja Shehu.
Programi është parashikuar të zgjasë 1 orë e 30 minuta, kur çdo shikues, por edhe i ftuar do të bëhet nostalgjik dhe do të argëtohet, pasi baza e emisionit është argëtimi.
Marrë nga RRSH / Gazetare: Flutura Tota