Sigurisht një nga lajmet që u prit me shumë entuziasëm nga publiku shqiptar ishte ai që dha moderatori Ardit Gjebrea dy javë më parë në ‘E Diela Shqiptare’: Erion Isai dhe Bes Kallaku do të ishin bashkë-prezantues me të në ‘Kënga Magjike’. Duke qenë se dy djemtë e kanë ndërprerë bashkëpunimin me Portokalli-në këtë sezon, pjesëmarrja e tyre në Tv Klan mori edhe më shumë bujë.
Por prisni pak, Gjebrea ka edhe dy ‘blerje të reja në merkato’. Vetëm pak minuta më parë ai ka treguar se Arjola Shehu e ‘Për drekë me mua’ dhe Nevina Shtylla e ‘Jo vetëm modë’ do të jenë të pranishme në prezantimin e Kënga Magjike këtë vit.
Kujtojmë se bukuroshet u bënë pjesë e Tv Klan vetëm këtë vit pasi ato erdhën nga dy televizione të tjera, përkatësisht Arjola nga ‘In Tv’ dhe Nevina nga Vizion Plus.
Me plotë 5 prezantues, e njëkohësisht figura shumë të mira të ekranit na mbetet vetëm të shohim befasira këtë vit në ‘Kënga Magjike’. /Blitz.al/