Arjola dhe Beniada janë puthur në buzë teksa ndodheshin në dhomën e gjumit në errësirë. Vajzat ishin duke biseduar me Big Mamën dhe Meridianin e në një moment modelja tha se ndihet “si idiote” për mënyrën se si flet shqip.
Arjola i tha të mos mërzitej aspak dhe i kërkoi të demonstronin si puthen ato.
Biseda mes banorëve:
Beniada: Mos u mërzit
Arjola: Jo fare shpirt (dhe e puth në faqe). Nuk stresohem se jam e qetë
Meridiani: Shih, shih, ça ishte ajo puthje
Arjola: Ne kështu puthemi. Tregoi pak Meridianit si puthemi unë e ti (Beniada kthehet dhe e puth në buzë)
Big Mama: Ça po bëjmë ne?
Beniada: Thapasheme. Nuk e di, nuk më vjen ashtu si e thoni ju
Arjola: Pse mërzitesh?
Beniada: Se më duket si debile
Arjola: Po ne për atë të duam, se thua thapasheme. Në fjalorin shqip duhet me u ndërruar nga thashetheme në thapasheme, se është më mirë është ashtu. Unë e them si ti.