Arjola Demiri pas daljes nga Big Brother, program që e vuri më shumë se kurrë në qendër të vëmendjes, këtë herë për historinë e jetës së saj se sa për talentin e punën si aktore, i është rikthyer gjithsesi shfaqjeve e sidomos “Portokallisë”. Sot, e ftuar në Pardon My French” në Top Albania Radio, ku si rrallë herë ka rrëfyer detaje nga karriera e jeta personale, ajo ka zbuluar më shumë edhe rreth projekteve ku është e angazhuar dhe sidomos rreth atyre që do të jetë.
Sic e thamë, “Portokallia” vazhdon, për të cilën aktorja tha: Nëse kam luajtur në “Big Brother” do të luaj edhe në “Portokalli”.- deklaratë që tregon se Demiri është më e përkushtuar se kurrë për të dhënë më të mirën në kabarenë e njohur. Nga ana tjetër, e pyetur nëse e ka menduar ta luajë ndonjëherë historinë e jetës së saj në film, ajo tregoi:
“Në fakt ka më shumë se tre vite që Kastriot Abdyli, një regjisor i Kosovës, më kërkon që të bëj script-in e historikut të jetës. Në fakt e kam parë disa herë veten në sekuenca filmike të jetës dhe kur e mendoj ndoshta do ta luaj në këtë pjesën e moshës që jam sepse kuptohet kam qenë më e re kur jam bërë nënë. Ndoshta do të jetë dikush tjetër në vendin tim kur kam qenë më e re. Nëse ky film do të bëhet që unë kam shmë dëshirë të bëhet, kam përshtypjen që do të ishte mjaft i suksesshëm edhe jashtë.”
Po ashtu Arjola ka folur edhe në lidhje me planet e saj në të ardhmen e afërt, duke zbuluar edhe projektin e saj më të ri që është një emision në Kosovë dhe ku do ta shohim si asnjëherë më parë si moderatore:
“Është një emision televiziv që do të transmetohet të dielave, mjaft familjar dhe do të doja ta sfidoja veten edhe si prezantuese.”