Arjan Konomi dhe Sindi Loci mbahen mend në “Për’puthen” për diskutimet e tyre të ashpra në program. Opinionisti dhe ish-konkurrentja janë përplasur disa herë në situata të ndryshme dhe marrëdhënia e tyre dukej sikur nuk kishte “shpëtim”. Videot e debateve të tyre madje janë bërë virale edhe në Youtube e rrjete sociale. Por, kurrë mos thuaj kurrë!
Arjani dhe Sindi duket se kanë vendosur t’i japin fund “armiqësisë” duke u pajtuar në mënyrën që askujt nuk mund t’i shkonte në mendje. Dje, “Për’puthen” ka organizuar një festë në bregdet për të celebruar suksesin e jashtëzakonshëm të emisionit. Autorja Olsa Muhameti, ish-konkurrentët, gazetarë e pjesëmarrës të tjerë kanë ndarë pafund video e foto në Instagram nga eventi.
Ka qenë gazetari Ervin Kurti ai që i ka nxjerrë “zbuluar” Arjanin dhe Sindin duke publikuar një video të dyshes duke kërcyer bashkë. “U pajtuan,” shkruan ai në InstaStory.
Kujt ja merrte mendja se mjaftonte vetëm një valle që opinionisti dhe ish-konkurrentja të bënin paqe?! Po ta dinin më herët, ndoshta do i kishin dhënë fund “armiqësisë” me kohë!