Një situatë aspak e këndshme është krijuar sot në Për’puthen pas një debati të ashpër që shpërthyeu mes Antonelës dhe Locos. Shkak u bë një story i publikuar nga Loco në Instagramin e tij ku ironizonte Antonelën. Loco thotë se ajo ka gënjyer për Atdheun duke thënë se e ka puthur me zor. Dhe sipas tij për këtë ajo duhet të varet me litar.
“Mos ta mohojë askush që ka grupime, se tani më janë vënë kundër mua ky Loco dhe Atdheu, se rrinë bashkë e më shkojnë kundër mua. Shikoni çfarë foto ka publikuar në story me një litar të varur,” tha Antonela.
Nga ana tjetër Loco u shpreh : “Po ti je një injorante e pafytyrë që më sulmon për këtë, nëse të djeg mbaje.”
Nga ky veprim është prekur edhe Arjani, i cili pasi ka parë foton me lot në sy kërkoi përjashtimin e Locos. “Me këtë që ka bërë ky që na bën si inteligjent, duhet të përjashtohet nga emisioni, plehra si ky nuk kanë vend këtu. Dhe është kaq njeri i ulët sa nuk është mirënjohës aspak po më sulmon mua që e kam mbrojtur gjithmonë, dil nëse je burrë, qërrohu nga këtu. Nuk i bëhet një femre kjo” tha Arjani.
Ndërkohë Loco u shpreh sërish me ironi: “Dal me gjithë qejf por do pres përgjigjen e produksionit”. Kurse, Athdeu u çua dhe u largua nga studio duke mos dhënë asnjë shpjegim.