Në episodin e djeshëm të Përputhen në Top Channel, pjesa e parë e emisionit iu kushtua komenteve që ndjekësit e programit kanë bërë.
Ndër to, vëmendje mori dhe një koment drejtuar Arjan Konomit, me disa pëlqime:
“Si mund t’i thuash një vajze dukesh anoreksike…Skandal…Anoreksia është çrregullim mendor, jo vetëm dobësim. Turp Arian!”
Si ky koment, ka patur me qindra, prandaj ai u përzgjodh edhe në program.
Ndaj këtyre kritikave, Arjani përgjigjet kështu:
“Më kujtohet që e kam thënë këtë. Natyrisht, nuk ka qenë aspak për të ofenduar, ka qenë për të bërë një batutë dhe për të vënë në dukje dobësinë e Anës dhe elegancën trupore, deri diku ekstreme të Anës.”
Pasi prezantuesja e programit, Bora Zemani, thekson se nuk ka qenë vetëm ky komentues, por ka patur edhe shumë komente të tjera të ngjashme dhe se shumë portale kanë shkruar për komentin, Arjani shton:
“Anoreksia nuk është çregullim mental, se shkruajnë shumë budallallëqe në komente. “Anoreksia” është një fjalë italisht. Jam një person që kam jetuar 12 vite në Itali dhe kam punuar si gazetar atje, kështu që e njoh gjuhën dhe domethënien e fjalëve dhe atje kjo shprehje përdoret shumë. Përdoret shumë për të dalluar apo për të shfaqur një problem të një vajze që është shumë e hollë dhe shumë e dobët dhe anoreksia diskutohej për vajza që ishin fotomodele, domethënë një fotomodele barazohej me anoreksi, në sensin jo si kompliment, por në sensin e difektit, por që ishte karakteristikë e fotomodeleve.”
Më pas ai vazhdon:
“Nuk ka pse të ofendohen. Ashtu siç mund të thuhet që është pak mbipeshë, i shkurtër apo i gjatë…Këto nuk janë ofendime fare.”
Edhe Ana ka komentuar, duke thënë se nuk u ndje keq apo e ofenduar nga komenti i Arjanit.
Në vazhdim të programit, u diskutuan edhe disa prej komenteve ofenduese/kritikuese drejtuar konkurrentëve të Përputhen, veçanërisht Anës dhe Fatjonit.
Ndërkohë, përsëri sipas komentuesve, personazhet si Fjorela, Tea dhe Andi janë deri tani, ndër më të pëlqyerit nga publiku.