Mbrëmjen e djeshme opinionisti Arjan Konomi u shkëput nga ‘Përputhen’ për herë të parë pas një viti e gjysmë.
Ai u shkëput nga produksioni për shkak të përplasjeve dhe ofendimeve të vazhdueshme kundrejt vajzave të programit, për çka i është tërhequr vërejtja disa herë.
Duke qenë se disa episode xhirohen në një ditë, është e sigurt që Arjani do mungojë për të paktën disa programe ku edhe do duhet zëvendësuar.
Produksioni se ka pasur të vështirë. Këtë punë do e kryejë Arjon Muça, të cilin kohë pas kohe e shohim në ‘Prime’.
Arjani dhe Arjoni janë përplasur shpesh shkaku i mendimeve të ndryshme, andaj sigurisht se prania e tij në program do sjellë qasje ndryshe/tjetër nga çfarë kemi parë.