Mbrëmjen e sotme në PRO TV një prej kanaleve rumune do të transmetohet nata finale e “Vocea Romaniei” e përkthyer ndryshe si versioni rumun i patentës së famshme “The Voice”.
Deri këtu, për disa s’ka asnjë të veçantë, fundja do thoni ju ça lidhje kemi ne?
Në fakt, sonte në skenën e The Voice of Romania, do të këndohet në gjuhën shqipe. Arilena Ara e cila me këngën e saj “Nëntori”, arriti të thyej rekordet e klasifikimit në Rusi, Rumani, Serbi etj., do të jetë aty për të performuar hit-in e saj.
Popi Kola na ka rezervuar për të gjithë një insert nga provat teksa Arilena, performon në Bukuresht, “Nëntorin”, i cili mesaduket do të jetë mjaft popullor në çdo muaj dhe stinë të vitit./IMA/