Arilena Ara publikoi pak çaste më parë versionin anglisht të “Shaj”, “Fall From The Sky”. Pas publikimisht, të shumta qenë komentet dhe nisur nga reagimet, duket se njerëzit janë ndarë në dy “kampe”.
Një pjesë thekson se “nuk e priste që ‘Shaj’ të kishte një version të mirë anglisht”, por ja që Arilena ja doli t’i surprizonte. “Nuk ndaloj dot së dëgjuari. Nuk e di pse,” shkruan dikush. “Versioni shqip ishte një baladë ballkanase, kurse anglisht duket më moderne,” lexohet në një tjetër koment. “Ka bërë një punë të paqme, sepse për mua versioni i parë ishte një version i këngës së Tamara-s edicionin e kaluar.”
Në pjesën tjetër të komenteve, njerëzit vënë në dukje se “’Fall From The Sky’ nuk është keq”, por “‘Shaj’ ishte shumë më mirë”. Disa prej tyre nuk bien dakord me heqjen e pjesës së violinës, ndërsa disa të tjerë, besnikë të Eurovision, thonë se “Shqipëria dallonte për shkak të gjuhës së veçantë”. “A jam i vetmi që do të këndoj ‘Dua ta shaaaaj’,” shkruan dikush në YouTube. “Duket si tjetër këngë. Por nuk është keq,” shton një tjetër. “Jam nga Serbia dhe më pëlqente kënga shqip. Besoj se ky koment tregon shumë,” thotë dikush.
https://www.youtube.com/watch?v=p-E-kIFPrsY
Referuar komenteve, disa janë të mendimit se “Arilena do të jetë në Top5” ndërsa të tjerë thonë se “i hoqi vetes mundësinë për në finale”.
Në këtë video mund të shihni një krahasim të këngëve, ndërsa në sondazhin e mëposhtëm mund të shpreni mendimin tuaj.
KOMENTET: