Këngëtarja Arilena Ara është bërë pjesë e ‘Vogue Italia’ dhe ‘Milan Fashion Week’ në mesin e 8 vajzave më të fuqishme nga e gjithë bota.
E lexuat mirë, në 8 vajzat më të fuqishme nga e gjithë bota.
Stilistja e famshme kineze, Sara Wong ka mbledhur në një event virtual 8 vajza dhe gra më me influencë në glob, këngëtare, modele dhe personalitete nga SHBA, Italia, Lindja e Largët dhe vende të tjera.
Një nga këto 8 vajza të përzgjedhura nga vetë Sara Ëong është edhe Arilena Ara. Këngëtarja ka realizuar edhe një set fotografik me veshje nga Sara Wong, i cili pritet të jetë publik në ditët në vazhdim.