Më herët këtë javë, Ritvana braktisi studion e “Për’puthen”, pas debatit që pati me opinionistin Arjan Konomi. Një darkë në të cilën kishte qenë së bashku me Argjendin ishte çështja e debatit, ndërsa Arjani i tha Ritvanës se nuk do të bëhet asgjë nëse nuk mbledh mendjen, pasi vetëm po shkel rregullat e programit.
Mbrëmjen e sotme, Ritvana ishte pjesë e “Për’puthen Prime” ku Argjendi i dedikoi disa vargje poezie. Ai kërkoi që të flasë me të duke i treguar arsyet përse duhet të kthehet në programin e dashurisë dhe të vijojë njohjen me të. Argjendi përmendi faktin që është vajzë e fortë dhe duhet t’i bëjë ballë cdo gjëje dhe se nuk ka bërë asnjë gabim. Ndërsa Ritvana zbuloi telefonatën kur Argjendi i bëri të qartë se nuk do të largohet nga Për’puthen sepse do të vijojë njohjen me vajzat e tjera. Si përfundim, Ritvana kërkoi kohë edhe një javë për të vendosur se çfarë do bëj.
Argjend: Ka disa arsye pse duhet të kthehesh në program.
Ritvana: Ti… dhe çunat e tjerë. (Qeshin)
Argjend: Një pëlqim që është reciprok dhe e ndjejmë të dy. Është keq të lihet në gjysmë.
Ritvana: Nëse dëshira është e madhe, ekzistojnë gjërat dhe jashtë.
Argjend: Absolutisht, por kemi hyrë në një program për të njohur njerëz dhe dalim në momentin kur kemi disa siguri për njëri-tjetrin. Nuk jemi në atë nivel. Arsyeja tjetër është se je një femër shumë e fortë dhe është cilësia që më pëlqen më shumë tek ti.
Ritvana: Në momentin që unë u dorëzova, the që nuk je më e fortë.
Argjend: Të jesh e fortë është të rrish e t’i bësh ballë.
Ritvana: Jam shumë e ndjeshme dhe pse nuk e shpreh.
Argjend: Ashtu jam edhe unë, por i bëjmë ballë gjërave. Një arsye tjetër është se nuk ke bërë asnjë gabim.
Ritvana: Po pse duhet të rri të bind të gjithë Shqipërinë për gjëra që nuk ekzistojnë.
Argjend: Çfarë mendojnë të tjerët nuk ka rëndësi për aq sa e njohim veten tonë.
Ritvana: Në telefonatë më ke thënë se nuk do të tërhiqem dhe do të vijoj të njoh vajzat e tjera.