Jemi mësuar ta shohim në logon e RTSH që në fillimet e saj teksa ka qenë pjesë e këtij mediumi prej shumë vitesh në rolin e prezantueses por edhe spikere e programi. Nga sot Ardita Mullai i rikthehet RTSH, aty ku nisi hapat e parë në karrierë.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Ardita më një postim në llogarinë e saj në instagram ku ka njoftuar miqtë dhe ndjekësit se nga sot do të jetë pjesë e RTSH 24, ekranit informativ kombëtar të kësaj platforme.