Sezoni i ri televiziv e gjen Ardit Roshin në një tjetër stacion.
Pas një sezoni të suksesshëm të formatit ‘Armiku i Popullit’ në Vizion Plus moderatori i njohur do të vijë me të njëtën energji dhe tematikë në ekranin e RTSH 1.
Formati këtë herë do të quhet ‘Zëri i Popullit’ dhe do të nisë transmetimin shumë shpejt në ekranin e Radio Televizionit Shqiptar.
Në rolin e një dëgjuesi telefonatash ku qytetarësh shprehin problematikat e tyre, Arditi ka vendosur të sjellë në formën e një parodie emisionet e mëngjesit për të shpalosur zërin e vërtetë të popullit, por këtë herë duke ju dhënë ‘zgjidhje’.
Më poshtë mund të ndiqni spotin televiziv.