Që në fillim të këtij viti, producenti i “Këngës Magjike”, Ardit Gjebrea njoftoi se 2020-ta nuk do të sillte një edicion të festivalit të njohur të këngës.
Kjo jo për shkak të pandemisë, pasi në atë kohë ende vendi ynë nuk ishte në një betejë me koronavirusin, por si një periudhë pushimi për të reflektuar dhe sjellë ndryshime në eventin e njohur të muzikës.
Ndërsa 2020-ta do të ishte pushim, 2021-ishi do të sjellë edicionin e rradhës së Këngës Magjike dhe Ardit Gjebrea mesa duket planet i ka të qarta.
Falë Orgesa Zaimit, gjithçka është zbuluar. Gjebrea ka njoftuar se ajo do të jetë një ndër konkurentet e spektaklit, duke njoftuar dhe artistin e parë pjesëmarrës në këtë festival.
Arditi është shprehur se Kënga Magjike do të fillojë në 21 Mars 2021 për të patur finalen më 29 Maj duke ndryshuar kështu dhe kohën në të cilën bëhet tradicionalisht eventi. Arsye kjo për të sjellë dhe më tepër atmosferë verore nën tingujt e muzikës./IMA/