Rasti i dhunës së administratores së një kopshti privat në kryeqytet ndaj një fëmije 3 vjeçar, ka sensibilizuar të gjithë, duke dënuar me të gjitha mënyrat këto skena makabre.
Moderatori Ardit Gjebrea shkruan se në çdo çerdhe dhe kopsht duhet të vendosen kamera në mënyrë që çdo prind të ketë akses në kontrollin e fëmijës në kohë reale.
“Të paguash një kopsht privat, për të të rrahur fëmijën 3 vjeç?
Po ajo “kolege” edukatore që qëndron aty sikur nuk po ndodh gjë, a thua te jete vallë e verbër, memece dhe shurdhe?
Arrestohet Anjeza Shabani, drejtoresha e kopshtit dikur prezantuese e Ora News…
Nëse do ishte në dorën time, në çdo çerdhe apo kopsht publik do vendosja kamera, dhe çdo biznes privat të këtij lloji do ta detyroja t’i vendosnin, ndryshe – drynin. Çdo prind duhet të ketë akses të kontrollojë fëmijën e tij në kohë reale.
Këto raste duhet të shërbejnë për reflektim te thellë dhe marrje masash urgjente.
Jam i prirur të besoj se çdo person dhe institucion përgjegjës do reagojë!”, shkruan Gjebrea.