Luana Vjollca do të jetë në ekranin e Tv Klan këtë sezon, teksa ka bërë me dije se do të vijë me programin “ZemërLuanët”, një format që e rikthen moderatoren në televizion pas një shkëputje jo fort të shkurtër.
Në mënyrën më origjinale, Luana Vjollca zbulon emrin e programit që do të drejtojë në Tv Klan
Një prej kolegëve të rinj që i ka uruar së fundmi mirëseardhjen Luanës është Ardit Gjebrea, i cili në një postim plot ngrohtësi shkruan:
“Duke qenë se jemi në një stinë magjike, i tillë qoftë dhe rrugëtimi yt në familjen Klan me projektet e tua”
Megjithatë natyrshëm lind pyetja, mos ndoshta ky është më shumë se një urim mirëseardhje? Fundja, Gjebrea thotë “projektet” e tua në Tv Klan, që do të thotë se Luana do jetë në më shumë se një emision.
Ose le ta bëjmë pyetjen kështu: Mos ndoshta Arditi sapo na ka prezantuar me bashkë-moderatoren e “Këngës Magjike”? Të shohim…